image Recidivist i veprave penale: Kush është prizrenasi me të kaluar kriminale që u arrestua sërish nga Antidroga

Siguri

Recidivist i veprave penale: Kush është prizrenasi me të kaluar kriminale që u arrestua sërish nga Antidroga

news image

Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, ka zhvilluar sonte një aksion në rrugën “Ali Ibra” në Prizren, që rezultoi me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e një sasie të narkotikëve. Operacioni i bastisjes u zhvillua te shtëpia e familjes Limani, ku u kap drogë e llojeve kokainë dhe marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjashtë persona u shoqëruan në Polici, pesë prej tyre për rastin e drogës dhe një tjetër për pengim të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Siç raportoi sonte Sinjali ekskluzivisht, dy prej të arrestuarve janë vëllezërit Shaban dhe Dardan Limani. Ky i fundit është emër i njohur për organet e rendit si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Në muajin gusht, Dardan Limani ishte arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një përleshje te rruga ku ndodhet shtëpia e tyre, ku u kap me një fqinj pas një mosmarrëveshje momentale.

Limani (31-vjeçar) dhe Inan Mahmuti (32-vjeçar) u ndaluan nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Në pranga të Policisë, 31-vjeçari kishte përfunduar edhe në muajin maj, ku pikërisht ishte arrestuar nga Antidroga, që e kapi atë dhe një person tjetër Asmir Demirin, me rreth gjysmë kg drogë.

Limani dyshohet edhe për armë ilegale po ashtu, raste këto të hapura në Policinë në Prizren.

Në dosjen e tij, Sinjali ka mësuar se ka edhe vepra të tjera penale, për të cilat kanë nisur hetimet.

Lidhur me rastin e fundit, ndaj tyre, Prokurori i Shtetit pritët të lëshojë urdhrin për masën e ndalimit policor dhe të iniciohet hetimi.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/