image Recetë e salsiçeve me gjeldeti

Gatojcë/ Recetë e salsiçeve me gjeldeti

news image

Nëse dëshironi një mëngjes të shijshëm dhe që përgatitet shpejt, atëherë ju jeni në artikullin e duhur.

Receta e salçiçeve me gjeldeti përgatitet për 20 minuta si dhe parashihet të servohet për 6 deri në 8 persona, transmeton Sinjali.

Përbërësit:

Gjysmë kilogrami mish gjeldeti/qure  i grirë, ose mish pule/viçi, 2 lugë biskota të njelmëta, të thërrmuar, 1 vezë, pak e rrahur, ½ qepë të vogël, të grirë, ¼ lugë çaji kanellë, ¼ lugë çaji borzilok, ¼ lugë çaji spec i kuq, ¼ lugë çaji xhenxhefil, ½ lugë çaji magdanoz, ½ lugë çaji trumzë, ½ lugë çaji origano, ½ lugë çaji sherbelë, 2 lugë çaji kripë deti dhe ¼ lugë çaji piper.

Udhëzimet:

Gatuani qepët me 1 lugë gjalpë deri sa të zbuten dhe të bëhen të tejdukshme.

Në një pjatë, kombinoni të gjithë përbërësit, përveç gjalpit.

Formoni salçiçe dhe fërgoni në një tigan të madh.

Kjo recetë e salçiçeve është pjata më e mirë për ta filluar ditën, pasi që është e pasur me proteina./Sinjali/

Recetë e salçiçeve me gjeldeti për mëngjes