Realme 5 dhe Realme 5 Pro do të lansohen më 20 gusht të këtij viti, në Indi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kompania, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Twitter.
Kompania do të lansojë tre telefona të mençur, të cilët janë të pajisur me katër kamera, transmeton Sinjali.
Telefonat do të përbëhen nga një kamerë kryesore, një lente me kënd të gjerë ultra, një kamerë super makro dhe një për portrete.
Nga këta tre telefona, vetëm njëri prej tyre do të jetë i pajisur me senzorin 64MP.
Realme 5 dhe Realme 5 Pro, do të lansohen vetëm pak muaj pasi që u lansuan Realme X dhe Realme 3i./Sinjali/