Real Madridi ka shfaqur interesim për anësorin e Leipzigut, Dani Olmo.
Raportohet se drejtuesit e klubit nga Madridi e kanë identifikuar 22-vjeçarin si zëvendësues ideal për Lucas Vasquezin, të cilit i është bërë e ditur se do të largohet në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.
Olmo, i cili si lojtar është rritur në akademinë e Barcelonës “La Masia”, ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat për Leipzigun këtë edicion./Sporti në Sinjali/