image Real Madridi po përgatit lëvizjen për Cancelon

Futboll

Real Madridi po përgatit lëvizjen për Cancelon

news image

Real Madridi po përgatit një lëvizje për mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt dhe Portugalisë Joao Cancelo në verën e vitit 2023, raporton AS.

Cancelo nënshkroi për Cityn në vitin 2019 nga Juventusi dhe shpejt është zhvilluar në një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë. Edhe pse ai është kryesisht një mbrojtës i djathtë, ndërkombëtari portugez ka luajtur më shpesh në të majtë për skuadrën e Pep Guardiolës dhe ka impresionuar shumë.

Aq shumë, sa që Real Madridi tani i ka vënë sytë te ish-Benfica për një transferim në dritaren e verës së vitit 2023.

“Los Blancos” kanë Dani Carvajal si zgjedhjen e tyre të parë aktualisht por problemet e fitnesit të spanjollit gjatë vitit të kaluar kanë qenë shqetësuese për klubin madrilen. Dhe ndërsa Lucas Vazquez ka bërë mirë si një alternativë, ai nuk është i natyrshëm në këtë pozicion.

Me Vinicius Tobias që ende i mungon eksperienca në nivelin më të lartë, transferimi i dikujt si Cancelo do të ishte një lëvizje e madhe nga Real Madrid, pasi ai do t’i siguronte konkurrencë të fortë Carvajal dhe do të ngrinte cilësinë e skuadrës në tërësi.

Megjithatë, nënshkrimi i 28-vjeçarit nga Manchester City nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u arritur. Cancelo, vlera e të cilit në treg është rreth 60 milionë euro, nënshkroi një marrëveshje të re me kampionët e Premier League në shkurt të këtij viti, që do ta mbajë atë në Etihad Stadium deri në vitin 2027.

/GazetaSinjaliSport/