image Real Madridi nis ofensivën për Rodrin, Perez e sheh si prioritet të merkatos

Futboll

Real Madridi nis ofensivën për Rodrin, Perez e sheh si prioritet të merkatos

news image

Real Madridi ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, i cili është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të presidentit Florentino Perez.

Sipas raportimeve, bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit spanjoll kanë nisur tashmë, ndërsa klubi madrilen është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë deri në vitin 2030.

Manchester City mbetet i vendosur për ta bindur Rodrin të rinovojë kontratën, por një rikthim i tij në La Liga tashmë shihet si një mundësi reale.

Rodri, i cili u rrit te akademia e Atletico Madridit, është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2019 dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/