Real Madrid ka nënshkruar me adoleshentin brazilian Vinicius Tobias në huazim nga Shakhtar Donetsk deri në fund të sezonit të ardhshëm.
18-vjeçari iu bashkua Shakhtarit nga Internacionali në janar dhe është sërish në lëvizje pa luajtur një lojë zyrtare për klubin ukrainas.
Vinicius nuk ishte në gjendje të bënte debutimin e tij në Shakhtar për shkak të luftës që po zhvillohet në shtetin ukrainas.
Mbrojtësi i krahut ishte në gjendje të bashkohej me liderët e La Liga-s pasi UEFA ndryshoi rregullat e transferimit, duke u mundësuar klubeve të nënshkruajnë me dy lojtarë nga klubet ukrainase ose ruse përpara një afati përfundimtar të 1 Prillit.
Vinicius thuhet se do t’i bashkohet skuadrës së Castilla të Madridit për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Shakhtar zbuloi se Los Blancos kanë opsionin për ta bërë marrëveshjen të përhershme.
Klubi ukrainas njoftoi në faqen e tyre: “Ai do të luajë në formë huazimi për klubin madrilen deri në fund të sezonit 2022-23. Sipas kushteve të marrëveshjes, Real Madrid ka gjithashtu opsionin për të blerë lojtarin“.