Real Madrid është duke menduar për një merkato të nxehtë verore ku pritet të ketë shumë largime e ardhje të reja.
Së fundi raportohet se madrilenët janë të interesuar në anësorin e Bayern Munichut, Serge Gnabry, raporton BILD, përcjell Sinjali Sport.
E ardhmja e 26-vjeçarit është në ‘ajër’, me kontratën e tij aktuale që do të skadojë në vitin 2023 dhe një zgjatje ende nuk është rënë dakord.
Madridi mund të kërkojë të shtojë Gnabryn në skuadër në mënyrë që ata të sigurojnë fuqi shtesë përpara në sulm, ndërsa përgatiten për largimet e mundshme të Eden Hazard dhe Gareth Bale.
Gjermani ka zhvilluar 36 ndeshje me Bayernin në të gjitha garat këtë sezon, ku ka shënuar 13 gola e dhuruar nëntë asistime.