image Real Madrid përsëri me ofertë për Dybalan, Juventus merr këtë vendim

Futboll

Real Madrid përsëri me ofertë për Dybalan, Juventus merr këtë vendim

news image

Real Madrid ka vazhduar të shpreh interesim për transferimin e Paulo Dybalas këtë verë dhe sipas raportimeve të fundit është treguar se gjiganti spanjoll ka bërë ofertë tjetër për transferimin e futbollistit.

Mirëpo siç duket Juventus nuk e ka ndërmend shitjen e Dybalas dhe nuk pritet të marrë seriozisht ndonjë ofertë e cila është më e vogël se 100 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Është zbuluar se Real Madrid në ofertën e fundit ka përfshirë Iscon dhe Kroos, si mënyrë për ta arritur këtë transferim.

Por Juventus po e konsideron Dybalan si një nga futbollistët kryesor të skuadrës andaj edhe nuk po dëshiron të lejojë të largohet./Gazeta Sinjali/