image Real Madrid në garë me Manchester United për yllin e Dortmund

Futboll

Futboll/ Real Madrid në garë me Manchester United për yllin e Dortmund

news image

Real Madid do të garojë me Manchester United në përpjekje për të nënshkruar 20-vjeçarin anësor të Anglisë, Jadon Sancho, i cili luan për klubin gjerman Borussia Dortmund.

Tashmë edhe Dortmund është pajtuar se Sancho nuk do të jetë pjesë e klubit gjerman dhe do të largohet në verë.

E për të, interesim kanë shprehur shumë klube të njohura, transmeton Gazeta Sinjali.

Më e zhurmshmja nga to është Manchester United, ndërsa tash ka hyrë në garë edhe Real Madrid i cili do të tentojë t’ia “vjedh” lojtarin Djajve të kuq./

/Gazeta Sinjali/