image Real Madrid dëshiron ta shkëmbejë Hazardin me yllin e Chelseat

Futboll

Real Madrid dëshiron ta shkëmbejë Hazardin me yllin e Chelseat

news image

Eden Hazard mund të rikthehet në Chelsea, kurse Reece James mund të përfundojë në Madrid

Në fakt, ylli belg mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi në mes të Real Madridit me “Blues”.

Me këtë rast, futbollisti ofanziv do të rikthehej në “Stamford Bridge”.

E në këmbim, në “Santiago Bernabeu” do të transferohej mbrojtësi i Chelseat, Reece James.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “El Nacional”.

Gjiganti spanjoll është i interesuar ta marrë një mbrojtës të djathtë për t’i bërë konkurrencë Dani Carvajalit.

Duket se trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez që ta bëjë lëvizjen për James.

Edhe Chelsea do të ishte i interesuar ta rikthejë Hazardin në Londër.

Lojtari nuk e ka treguar aspak veten tek gjiganti spanjoll, ku e shoqëruan edhe lëndimet e njëpasnjëshme. /Gazeta Sinjali Sporti/