“Big Brother Vip 2”, është kthyer në një “luftë” jo vetëm brenda shtëpisë mes Olta Gixharit dhe Luizit, por edhe jashtë.
“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë, unë nuk jam Olta nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, dëgjohej të thotë oponionistja.
Lidhur me këtë ka reaguar Opinionistja Zhaklin Lektari.
“Po është e vërtete burri i Oltes nepermjet një miku te përbashkët ka dashur te takohet me mua dhe gjeja e pare qe kam dashur te beje është te lajmëroje produksionin, i cili me ka këshilluar te mos takohem as me ketë familjar dhe as me familjaret e tjerë. Per shkak te presionit te madh unë kam përdorur termin e gabuar, sigurisht ai nuk me ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë”, është shprehur ndër të tjera Zhaklina.