image Reagon VV-ja në Pejë për zyrtarin e arrestuar për subvencione: Është i afërt me Gazmend Muhaxherin

Siguri

Reagon VV-ja në Pejë për zyrtarin e arrestuar për subvencione: Është i afërt me Gazmend Muhaxherin

news image

Një zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Pejë është personi i fundit i arrestuar nga policia në kuadër të aksionit “Subvencioni 2021”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Alban Bushatin, zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në Pejë. I njëjti sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka marrë ryshfet prej 48 mijë eurosh dhe i ka ndarë ato me dy të dyshuar të tjerë.

Për arrestimin ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, dega në Pejë, të cilët në një reagim kanë shkruar se i arrestuari është i afërt me Gazmend Muhaxherin, kryetarin e komunës së Pejës.

“Qeverisja LDK-PDK dhe kryetari Gazmend Muhaxheri duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha këto ndodhi në Komunën e Pejës”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

EDHE NJË I AFËRT I GAZMEND MUHAXHERIT NË PRANGA

Sot është arrestuar edhe një zyrtar i Komunës së Pejës për përfitim të rreth 50 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme.

Qeverisja LDK-PDK dhe kryetari Gazmend Muhaxheri duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha këto ndodhi në Komunën e Pejës.

Në tetor merr fund saga e mashtrimit të madh që ju bë qytetarëve të Pejës për shumë vite. Referendumi për Pejën po afron!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/