Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas plagosjes me thikë të një të riu serb në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Ai tha se edhe më herët kishte treguar për rrezikun e hapjes së kësaj ure.
“Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit, pasi dëshira e shqiptarëve është veriu i Kosovës dhe rruga e ‘Mbretit Petar’ në Mitrovicë”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Një 17 vjeçar serb sot është therur me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit. Sipas policisë plagosja erdhi pas një ngatërrese mes tyre.
Ai ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë.