image Reagon Tahiri për Krasniqin e Selimin: Gjyqet nuk mund ta ndryshojnë historinë

Kosovë

Reagon Tahiri për Krasniqin e Selimin: Gjyqet nuk mund ta ndryshojnë historinë

news image

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj arrestimit të Jakup Krasniqit dhe konfirmimit të aktakuzës ndaj Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale, duke thënë se ata e paraqitën UÇK-në, ashtu siç ishte, ushtri e luftës së drejtë, me përkrahje të popullit të saj dhe kombeve të lira gjjthandej.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është vetëm një palë përgjegjëse për krime lufte e gjenocid dhe ajo është Serbia.

Po ashtu, ai theksoi se gjyqet nuk mund ta ndryshojnë historinë dhe se Krasniqi e Selimi janë ushtarë liridashës. /Gazeta Sinjali/