image Reagon Sindikata e Infermierëve: Sigurimi fizik i QKUK-së nuk është detyrë e jona

Sociale

Reagon Sindikata e Infermierëve: Sigurimi fizik i QKUK-së nuk është detyrë e jona

news image

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ardhur me një reagim pasi që sipas tyre infermierëve është duke ju caktuar si detyrë edhe sigurimi fizik i klinikave që punojnë me palë.

Sipas tyre një detyrë e tillë nuk është sipas kontratës e obliguar dhe deri më tani ka pasur ankesa të shumta nga infermierët, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, infermierët kanë paralajmëruar se do ketë masa sindikale ndaj klinikave në të cilat infermierëve u kërkohet sigurimi i hapësirave dhe objekteve apo edhe kryerja e detyrave tjera për të cilat infermierët nuk janë të thirrur dhe të obliguar.

Njoftimi i plotë:

SIGURIMI FIZIK I OBJETEVE TË QKUK-së NUK ËSHTË DETYRË E INFERMIERITSindikata e Infermierëve të Kosovës inkurajon të gjithë drejtorët dhe menaxherët e klinikave të QKUK-së që të përmbahen nga ndëshkimi i infermierëve nëse ata nuk e kryejn një detyrë e cila nuk është kontraktualisht e obliguar.Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka pranuar ankesa të shumta nga anëtarët e saj në lidhje me kërkesa jolegjitime të drejtorëve dhe menaxherëve, kërcënim me komisione diciplinore dhe ndalesa të meditjes nga drejtorët dhe menaxherët e klinikave të QKUK-së për infermierët në repartet e të cilëve ka palë civile. Sindikata e Infermierëve të Kosovës ndëshkimin e infermierëve të cilëve i’u gjinden palë civile në repart apo klinikë e konsideron si jolegjitim, detyrim në kryerje të një pune për të cilën infermieri nuk është i obliguar, intimidim dhe abuzim me pozitën.Infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nuk e kanë detyrë sigurimin fizik të njesive dhe klinikave të QKUK-së, kjo bie në domenin e operatorit ekonomik i cili edhe ka fituar tender për kryerjen e kësa detyre. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga SHSKUK/QKUK që të kontriboj në ndaljen e kësaj dukurije e cila në fakt e tjetërson rolin dhe detyrat e infermierit, gjtihashtu kërkojmë që t’i edukoj drejtorët dhe menaxherët e klinikave të QKUK-së në lidhje me atë se cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e infermierëve, e të cilat burojnë nga kontrata e punës. Sindikata e Infermierëve të Kosovës këtë dukuri do e monitoroj me vëmendje dhe në rast se nuk ka reflektim, padyshim që për pasojë do ketë masa sindikale ndaj klinikave në të cilat infermierëve u kërkohet sigurimi i hapsirave dhe objekteve apo edhe kryerja e detyrave tjera për të cilat infermierët nuk janë të thirrur dhe të obliguar. Sindikata e Infermierëve të Kosovës /GazetaSinjali/