image Reagon Shpend Ahmeti për masat e reja: Na njoftuan 10 minuta para vendimit

Kosovë

Reagon Shpend Ahmeti për masat e reja: Na njoftuan 10 minuta para vendimit

news image

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja antiCOVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbyllja e bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur, është motiv për qytetarët që të shkojnë në Tiranë e Shkup.

“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur veçse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne. Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, ka shkruar Ahmeti.

/GazetaSinjali/