Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja antiCOVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbyllja e bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur, është motiv për qytetarët që të shkojnë në Tiranë e Shkup.
“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur veçse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne. Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, ka shkruar Ahmeti.