Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas shtimit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo çka po ndodh në Prishtinë e kishte thënë edhe më herët.
Kryetari Ahmeti ka shkruar se numrat e rasteve do të rriten nëse nuk ka përgjegjësi individuale për t’i shmangur daljet pa nevojë.
“Numrat do të shtohen shumë nqs nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë. Kujdes!”, tha ai.
Ndërkaq, sot vetëm në Prishtinë u regjistruan 188 raste të reja me koronavirus.