Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte deklaruar se ky sektor është një ndër shkaktarët e përhapjes së koronavirusit në vend, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo shoqatë ka vlerësuar se rritja e rasteve të reja me COVID-19 ditëve të fundit nuk lidhet me veprimtarinë që ky sektor ushtron në Kosovë.
Sipas tyre, Gastronomia ka funksionuar edhe para rritjes së infeksioneve dhe ata po i respektojnë masat kundër koronavirusit.
“Gastronomia ka funksionuar edhe para shtimit të rasteve të fundit, edhe para hapjes së shkollave, dhe para heqjes së karantinës me Zvicrën, gjithashtu me orar të lejimit të muzikës edhe më të gjatë se kaq sa kemi sot, dhe rastet me COVID përditë e më shumë shkonin duke rënë”, thuhet në Facebook. /Gazeta Sinjali/