image Reagon Serbia, e quan turp mosekstradimin e Tomor Morinës

Kosovë

Reagon Serbia, e quan turp mosekstradimin e Tomor Morinës

news image

Lajmi për lirimin e Tomor Morinës dhe mosekstradimin e tij në Serbi ka ngjallur reagimet e menjëhershme të shtetit serb.

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, për lirimin e Tomor Morinës me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e tij në Serbi, treguan sërish sipas saj që politika doli mbi ligjin dhe drejtësinë, përcjell agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

“Është një turp për të drejtën ndërkombëtare, por është një goditje akoma më e madhe dhe trishtim i madh për familjet e viktimave, të cilët me dekada presin drejtësi për të dashurit e tyre. Megjithëse të gjitha provat e nevojshme u janë dhënë autoriteteve të Maqedonisë Veriore, vendimi është marrë në kundërshtim me të vërtetën dhe faktet”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë serbe të Drejtësisë.

Minsitrja Kuburoviqi ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i autorëve të akteve më të rënda kundër njerëzimit, pavarësisht origjinës apo përkatësisë së tyre etnike, “sepse këtë ua kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre”, ka thënë e para e drejtësisë së Serbisë.

Gjykata Supreme e Maqedonisë së veriut vendosi sot se ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi, pasi që për një gjë të tillë nuk janë plotësuar kushtet.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë se Veriut.

Tomor Morina ishte ndaluar në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut më 24 korrik,sipas një fletëarresti të Interpolit, me kërkesë të Serbisë.

Ish-ushtari i UÇK-së u lirua sot nga praburgimi ku po mbahej për dy javë në burgun e Shutkës në Shkup./Sinjali