Derisa kryeministri Kurti po mbanë konferencën dhe foli për heqjen e taksës ndaj Serbisë e cila do të ndodh me 15 mars, ka reaguar Ramush Haradinaj përmes rrjetit të tij social në Facebook duke e quajtur Kurtin si mashtrues dhe se është dorëzuar para Serbisë me heqjen e taksës.
“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj thekson se me heqjen e taksës ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë si dhe ripushtim ekonomik i Serbisë në Kosovë./ Gazeta Sinjali/