image Reagon Qeveria e Kosovës: Hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme

Politikë

Reagon Qeveria e Kosovës: Hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme

news image

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas njoftimit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes së përbashkët e cila ishte paraparë që të mbahej nesër në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Qeveria thanë se është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anuliohet në mënyrë të njëanshme, duke lënë të kuptohet se kryeministri Rama nuk është konsultuar me kryeministrin Kurti për një gjë të tillë.

Sipas Qeverisë, takimet bilaterale Rama-Kurti do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”.

/GazetaSinjali/