Në media sot është raportuar për gjendjen e tmerrshme të konvikteve në Prishtinë të cilat janë destinuara të shfrytëzohen si karantinë për personat e infektuar me koronavirus në Kosovë.
Fotografitë të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet papastërtia e madhe në njërën prej konvikteve në Prishtinë.
Për këtë ka reaguar menjëherë Qendra e Studentëve në Prishtinë për sqarimin rreth gjendjes së konvikteve.
Përmes një postimi në Facebook, Qendra e Studentëve ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e pandemisë së koronavirusit në Kosovë.
“Brenda një kohe të shkurtër dy herë është bërë dezinfektimi të gjitha hapësirave të kësaj qendre. Dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt”, thuhet në njoftimin e tyre.
Por, thonë se fotografitë e postuara kanë ndodhur nga ndonjë pakujdesi e vogël, pasi sipas tyre, për një kohe të shkurtër është bërë dezinfektimi.
“Rasti i sotëm që është publikuar nga një persona publik, është vetëm një pakujdesi e vogël, që ka mundur të ndodhë nga koha e shkurtër që kemi pasur në dispozicion, është nje rast i izoluar. Gjithçka tjetër është në rregull”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/