Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Kroaci, ku Gazeta Sinjali raportoi se kanë vdekur 10 persona.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, si dhe ka shtuar se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod. Jam me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këto momente të trishtuara për të gjithë ata. U uroj udhëtarëve të plagosur shërim të shpejtë”, shkroi presidenti kroat në Facebook.