image Reagon Përparim Rama: Shtëpia që lëvizi në Rrugën A është ndërtuar pa leje në pronën komunale

Kosovë

Reagon Përparim Rama: Shtëpia që lëvizi në Rrugën A është ndërtuar pa leje në pronën komunale

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas situatës së krijuar në Rrugën A, ku një objekt banimi kishte nisur të dëmtohej gjatë punimeve në këtë zonë.

Rama ka deklaruar se objekti në fjalë ishte ndërtuar pa leje dhe gjendej në pronë komunale. Sipas tij, familjet që jetonin aty ishin larguar nga objekti para dy vitesh, për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut dhe zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

Sipas kryetarit të Prishtinës, pavarësisht statusit të objektit, Komuna ka vazhduar të mbulojë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara, me qëllim sigurimin e strehimit të tyre.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos afrohen në zonën ku po zhvillohen punimet, duke theksuar se ajo paraqet rrezik dhe është hapësirë nën administrimin e Komunës.

Ai ka theksuar se edhe prona publike duhet të respektohet dhe të mbrohet njësoj si çdo pronë tjetër, duke kërkuar që çështja të trajtohet në përputhje me ligjin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/