image Reagon Manastiri i Deçanit pas përplasjes së Qeverisë me Europa Nostra-n

Politikë

Reagon Manastiri i Deçanit pas përplasjes së Qeverisë me Europa Nostra-n

news image

Dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, ai i Infrastrukturës dhe i Kulturës, Liburn Aliu dhe Hajrullah Çeku, kanë kundërshtuar dhe akuzuar organizatën “Europa Nostra” për siç thonë, qasje joprofesionale dhe politikisht të ndikuar.

Pas përplasjes mes Qeverisë së Kosovës dhe organizatës Europa Nostra, ka reaguar zyrtarisht edhe vetë manastiri.

Nëpërmjet Twitterit, Manastiri i Deçanit i është drejtuar qeverisë, duke thënë se ky manastir gëzon mbrojtje të plot ligjore.

“Institucionet e Kosovës pretendojnë se Manastiri i Deçanit gëzon mbrojtje të plotë ligjore dhe kërkojnë një kërkimfalje nga Europa Nostra. Ata harrojnë se për 6 vite me radhë injorohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e manastirit dhe marrëveshja për Këshillin e Monitorimit të Zbatimit për një rrugë anësore rreth zonës së mbrojtur të manastirit”, thuhet në reagim.

Ndërsa sot, ka reaguar edhe ish-këshilltari i shefit të BE-së në Kosovë për çështje religjioze, Rick Spruyt, i cili i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me tri pyetje.

Qeveria e Kosovës refuzon dizajnimin e Manastirit të Deçanit nga Europa Nostra si trashëgimi kulturore në rrezik. Kështu që, a do të sigurojë Albin Kurti 1) Zbatimin e shpejtë të vendimit të Këshillit të Monitorimit të Zbatimit te vitit 2020, 2) implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe 3) mos-sfidimin e trashëgimisë kulturore serbe?”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Infrastrukturës, Librun Aliu njoftoi se kritikat Europa Nostra-s i janë drejtuar përgjatë një takimi të përbashkët që kanë pasur me zyrtarë të kësaj organizate.

“Bashkarisht me Ministrin Çeku, deklaruam se insistimi për “rrezikun” ndaj Manastirit të Deçanit, është edhe një dëshmi për qasjen jo-profesionale, politikisht të ndikuar të organizatës Europa Nostra, dhe ritheksuam edhe njëherë që Europa Nostra i detyrohet me  kërkim falje dhe kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar Aliu. 

/GazetaSinjali/