image Reagon Kuka për taksën e Ahmetit prej 10 eurove: Çfarë ide e shpikje gjeniale

Sporte të tjera

Reagon Kuka për taksën e Ahmetit prej 10 eurove: Çfarë ide e shpikje gjeniale

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar një ide, në bazë të së cilës banorët e qyteteve të tjera duhet të paguajnë taksë prej 10 eurove, në mënyrë që të hyjnë në Prishtinë.

Pas kësaj ideje ka pasur reagime të ndryshme, e ku shumë nga to edhe ishin kundërshtime, shkruan Sinjali Sportiv.

Kurse, tani ka reaguar edhe trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka.

“Tash po i bjen që duhet me dal vetëm bjeshkëve që e rrethojnë Pejën, e në ndonjë qytet tjetër të Kosovës. A po se kryeqyteti është vetëm i banorëve të Prishtinës? Prishtina për neve të tjerëve me pagesë! Ani 10 euro të plota! Çfarë ide e shpikje gjeniale me harru njeriu edhe pandeminë”, ka shkruar Driton Kuka.

/Sinjali Sportiv/