Ish-kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaqi, ka reaguar duke thënë se pas zhvillimeve të fundit në Koorporatë, nuk do t’i komentojë pasi që i konsideron të ulta dhe qëllimkeqe por se do t’i ndjekë vetëm me ligj.
“Sa i përket zhvillimeve qe kanë ndodhur në Korporatë nuk do i komentoj sepse nuk është në natyrën time. Konsideroj se janë politike, me qëllime të ulëta dhe pa asnjë bazë ligjore. Për këtë do të ndjekë vetëm rrugët ligjore.”, ka shkruar Thaqi.
Ai tutje ka theksuar se Kompania Publike KEK e cila është me përformancën më të mirë në nivel vendi e ka treguar veten edhe në kohë pandemia pasi që ka prodhuar maksimalisht energji elektrike.
Kujtojmë që javën e kaluar me vendim të qeverisë, Njazi Thaqi është shkarkuar nga posti i kryeshefit ekzeketuvi të Ndërmarrjes Publike KEK./ Gazeta Sinjali/