image Reagon klubi i Gjilanit: Klubi pret vendimin përfundimtar nga Komisioni i Garave

Futboll

Reagon klubi i Gjilanit: Klubi pret vendimin përfundimtar nga Komisioni i Garave

news image

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit u përmbyll me disa incidente, shkruan Sinjali Sport.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua brutalisht nga disa tifozë në fund të ndeshjes, çka bëri që ai të dërgohej menjëherë në ambulancë dhe ndeshja të ndërpritej.

Sinjali ka kontaktuar spitalin e Gjilanit për të mësuar gjendjen e tij, dhe sipas informacioneve që kanë marrë, pacienti është larg rrezikut për jetë.

Ndërkohë pas këtij incidenti, më në fund ka reaguar edhe klubi nga Gjilani.

Klubi gjilanas ka treguar se dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit u ndërpre me vendim final të gjyqtarit kryesor Genc Nuza në minutat shtesë të takimit (1-1) dhe klubi tani po e pret vendimin përfundimtar nga Komisioni i Garave.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të klubit të Gjilanit.

/GazetaSinjaliSport/