Njëri nga bashkëthemeluesit e Klubit Hendbollistik ‘’Lidhja e Prizrenit’’, Admir Rama, përmes një reagimi kathënë se Daver Haskuka, babai i kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka ndonjë rol aktiv në klubin të cilit Komuna e Prizrenit i ka dhënë subvencion.
Në reagimin e Ramës, thuhet se Daver Haskuka ishte emëruar ‘kryetar nderi’ i klubit, për shkak të kontributit të dhënë gjatë viteve 1980-90-të.
Sipas tij, Daver Haskuka deri në vitin 2018 ka pasur vetëm rol formal. Ndërsa kryetar i klubit është Syrija Shalqini.