I mandatuari për kryeministër në qeverinë e re të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke thënë se asnjë shkronjë e Kushtetutes nuk do të cenohet.
“Asnjë shkronjë e Kushtetutes nuk do të cenohet, përkundrazi, ajo do të respektohet e lartësohet”, ka shkruar Hoti
Hoti gjithashtu ka shkruar se Legjitimiteti i institucioneve ekzekutive të Kosovës përmes votimit për qeverinë e re do të ndodhë përmes votës së përfaqësuesve të popullit në kuvend.