image Reagon Haradinaj pasi u miratua rishikimi i buxhetit në leximin e dytë

Politikë

Reagon Haradinaj pasi u miratua rishikimi i buxhetit në leximin e dytë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur plotësim-ndryshimin e ligjit për buxhetin e vitit 2020, duke rikujtuar se ka pasur rezervat e tij për buxhetin paraprak.

I pari i AAK-së shpreson që këto ndryshime, do të hapin rrugë për riparimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara si pasojë e mbylljes disa mujore.

“E mirëpres plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Që në ditën e parë të miratimit të këtij buxheti, kam shprehur rezervat e mia, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm. Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore”, ka shkruar Haradinaj në”Facebook”.

Ai ka kërkuar që me shpejtësi të procedohet pagesa e subvencioneve të planifikuara për punëtorët dhe bizneset si dhe të bëhet një plan afatgjatë i rimëkëmbjes.

“E përsëris, që ekzekutivi duhet të procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëj plan afatgjatë të rimëkëmbjes”, ka shkruar ai.
/ Gazeta Sinjali/