image Reagon gazetari Visar Duriqi, thotë se sulmi ndaj tij është i porositur

Siguri

Reagon gazetari Visar Duriqi, thotë se sulmi ndaj tij është i porositur

news image

Gazetari Visar Duriqi ka reaguar për herë të parë pas sulmit fizik ndaj tij që ndodhi mbrëmë para banesës së tij, ku tre persona thotë se ia kanë thyer hundën dhe disa dhëmbë, shkruan Gazeta Sinjali.

Duriqi thotë se është në gjendje shëndetësore stabile. Sipas Duriqit sulmi ndaj tij është i porositur, por që momentalisht nuk e din se nga kush është porositur.

Sidoqoftë, ai thotë se një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk e frikësojnë për ta kryer punën e tij si gazetar.

“Ata që e kanë porositur këtë sulm, e që për momentin ende nuk i di se kush janë, duhet ta dinë që një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk është që na frikësojnë. Pas stabilizimit me gjendjen shëndetësore kthehemi aty ku e kemi lënë, me Insajderin dhe InDoks për me raportu njëjtë si më herët. Sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka shkruar ndër të tjera Duriqi në Facebook./Gazeta Sinjali/