image Reagon Federata Sindikale: Posta dhe Telekomi po sulmohen sërish nga kompanitë konkuruese

Kosovë

Ekonomi/ Reagon Federata Sindikale: Posta dhe Telekomi po sulmohen sërish nga kompanitë konkuruese

news image

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit kanë reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se pandershmërisht Posta dhe Telekomi i Kosovës po sulmohet sërish nga kompanitë tjera në treg.

Për Federatën Sindikale është e papranueshme që rrjeti dhe asetet e tjera të Postës dhe Telekomit të ofrohen pa pengesa për kompanitë tjera që po konkurojnë pandershmërisht në treg për kontrata publike, ku përmes disa ligjeve mbrohen të drejtat e Postës dhe Telekomit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është e papranueshme qasja që rrjetin dhe asetet e Telekomit të Kosovës të ofrohen pa asnjë pengesë nga Telekomit për çdo kompani tjetër në treg që ka nevojë dhe me përdorimin e këtyre aseteve kompanitë e tjera të konkurrojnë pandershëm për kontrata publike në shërbime të cilat Ligji për infrastrukturën kritike, Ligji për përgjimet e komunikimeve elektronike, Ligji për mbrojtjen nga konkurrenca dhe Ligji për Prokurimin publik ia mbron të drejtat Telekomit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas Federatës Sindikale të Pavarur, edhe pse Posta e Telekomi janë sulmuar shpesh herë dhe prandaj ndodhen në këtë gjendje të rëndë, kësaj radhe është duke u atakuar direkt vendimi i qeverisë për Postën.

“Është e pavend që sërish po sulmohet Telekomi i Kosovës, tash duke sulmuar paligjshëm dhe padrejtësisht vendimin e Qeverisë që më në fund ka vendosur rregull për këtë çështje me rëndësi të sigurisë shtetërore”./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=561585894471325&id=336254737004443&xts%5B0%5D=68.ARCIwEQEj0tLedmNMyC59CpkS0-vu0hSJnW6DphXTuBE1QlOY8tcNPvgQNvTL9yTlE8AgO-frFYEI-uFMTvp890JrFPVcyrpbDKZbqmRDBMt0IyVZg4JBLIqDtfsxwRtKJ5URMVO4wRrHMcWonQbg_zerLn-85ApwJqFOxM6vUmw9qJj9uzd3hbyDfLgv6DEUTuNand5zZ-MNEgPUjQP48PMJ-P3m27hVmu0juz4DrEfYcJXLjlI3iASqbH5RRu6KjQ6IV7hdlNJKzJjM_QXrSWDwgcqEWO2ve3C5og1T9ciXTQtyEzeAXYk_RsOExoy1OOB2u5vouWmfu3XVLA&tn=-R