image Reagon edhe Vuçiq: Nuk dorëzohemi, do të mbrojmë serbët

Rajon

Reagon edhe Vuçiq: Nuk dorëzohemi, do të mbrojmë serbët

news image

Në prononcimin e saj për dënimin e Ratko Mladiqit, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, paralajmëroi “një fjalim historik” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sonte në Këshillin e Sigurimit, që sipas saj ka të bëjë me vendimin ndaj Mladiqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar në Twitter lidhur me këtë.

“Për pak minuta fillon mbledhja e Këshillit të Sigurimit. Ekipi jonë është gati të mbrojë interesat e Serbisë dhe të popullit serb. Dorëzimi nuk është opsion. Le të rrojë Serbia”, ka shkruar Vuçiqi, teksa ka vënë edhe një foto me Bërnabiqin dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Mbledhja e KS të OKB-së vjen në ditën e njëjtë kur lideri i forcave ushtarake serbe në Bosnjë, Ratko Mladiq, u dënua nga Gjykata e Hagës me dënim të përjetshëm. Ndërkohë, vetë Vuçiq përmes një postimi në Twitter ka thënë se “dorëzimi nuk është opsion i Serbisë”. /GazetaSinjali/