Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla, që ndodhi sot, pas disa shkrimeve të tij ndaj diasporës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në reagimin e tyre thuhet se e drejta për t’u shprehur dhe menduar lirshëm duhet të respektohet nga të gjithë.
“Misioni i OSBE dënon sulmin ndaj Valon Sylës, kryeredaktor i Gazeta Metro. E drejta për të punuar pa kërcënim të dhunës duhet të garantohet dhe e drejta për lirinë e mendimit dhe shprehjes duhet të respektohet nga të gjithë. Misioni bashkohet me AJK në thirrjen e autoriteteve për të hetuar sulmin ndaj Syla dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës”, thuhet në reagim.