Dje në media ka qarkulluar një video e reperit “Don Xhon”, ku raportohej se kishte ndodhur një incident në mes tij dhe disa personave në një event muzikor në Bruksel të Belgjikës.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar reperi, i cili ka sqaruar se nuk është e vërtetë se është larguar me forcë nga sigurimi, pasi që ai nuk ka qenë i përfshirë në këtë mosmarrëveshje.
“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mos marrëveshje”, ka shkruar Don Xhoni.
“Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakosur në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast.”