image Reagon Çitaku: Osmanin duhet gjykuar për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj

Politikë

Reagon Çitaku: Osmanin duhet gjykuar për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj

news image

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka bërë një postim ku përmendi përshkrim satirik të veprimtarit, Faik Konica, në kohën kur po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se presidenten Osmani duhet gjykuar dhe kritikuar për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj.

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Kastrati, nëpërmjet një postimi në Facebook, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka cak ndonjë figurë të caktuar publike, ka bullizuar me peshë nëpërmjet vargjeve të Konicës.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim.

/Gazeta Sinjali/