image Reagon BIK pas sulmit në Francë: Ky është akt terrorist

Kosovë

Reagon BIK pas sulmit në Francë: Ky është akt terrorist

news image

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit që ndodhi dje në qytetin Nice të Francës, ku mbetën vdekur tre persona dhe disa të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

BIK përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky sulm është akt i neveritshëm, terrorist dhe sipas tyre kjo ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.

“Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Gazeta Sinjali/