image Reagon Biden për plagosjen e kryeministrit të Sllovakisë: E dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune

Botë

Reagon Biden për plagosjen e kryeministrit të Sllovakisë: E dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Biden plagosjen e kryeministrit e ka quajtur akt të tmerrshëm dhune, shkruan CNN.

“Jam alarmuar kur kam dëgjuar për sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune”.

“Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme për të ndihmuar”, është shprehur tutje Biden.

/GazetaSinjali/