Ministria e Jashtme e Belgjikës ka reaguar duke e dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, nga një grup terroristësh serbë, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Jashtme e Belgjikës cilëson se faktet e gjetura në vendin e ngjarjes duhet të hetohen, duke vlerësuar se autorët duhet të vihen para drejtësisë.
Me këtë rast, Belgjika ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e rreshterit të Kosovës.
“Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.