image Reagon BE pasi dështoi miratimi i Kodit Civil

Politikë

Reagon BE pasi dështoi miratimi i Kodit Civil

news image

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka dështuar votimi i Kodit Civil, për këtë ka reaguar kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog lavdëroi deputetët për kalimin e dy projektligjeve në lexim të parë, siç janë ai i financimit të partive politike dhe deklarimit të pasurisë, por pati kritika për dështimin e votimit të Kodit Civil.

“Pas nisjes premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, shkroi ai në një postim në Twitter.

Nga 61 deputetë sa kanë votuar në Kuvendin e Kosovës për Kodin Civil, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar. Ndërkohë, në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.

/GazetaSinjali/