image Reagon asambleistja e LDK-së që i tha "xhavgaricë" Sadiku i VV-së: U ofendova nga ai që më së paku e prisja

Politikë

Reagon asambleistja e LDK-së që i tha “xhavgaricë” Sadiku i VV-së: U ofendova nga ai që më së paku e prisja

news image

Asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gresa Avdiu ka reaguar pas fjalës ofenduese që kryetari i Kuvendit, Arianit Sadiku i lëshoi sot gjatë seancës.  Avdiu u cilësua si “gjavgarice” nga ana e Sadikut.

Për këtë Avdiu ka reaguar duke thënë se më së paku e ka pritur të ofendohet nga Sadiku i Vetëvendosjes.

Sipas saj me fjalën e thënë nga ai është ofenduar secila grua në komunën e Gjilanit.

“Unë, i nderuar kryesues, nuk të kam ofenduar as kur ma ke mohuar fjalën dy seanca radhazi, as kur ma ke dhënë fjalën pas 6 orë pritjeje. Madje, nuk të kam ofenduar as kur ke gënjyer publikisht qytetarët e Gjilanit dhe përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.

Mes tjerash ajo i ka kërkuar falje familjes së saj që e kanë dëgjuar këtë ofendim.

“Ndjej obligim t’i kërkoj falje familjes sime, që me vendimin tim për të qenë pjesë e një partie politike dhe skenës politike, do ju duhet të duroni ofendime që i bëhen vajzës suaj, sa herë që mungojnë argumentet për ta kundërshtuar!”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=9780442788647978&set=a.498160816876268&type=3

/GazetaSinjali/