Ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli ka reaguar pas tërmetit që goditi Turqinë gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Sinjali.
Dugolli përmes një postimi në Twitter ka shkruar se është pikëlluese të shohësh pamjet shkatërruese nga Izmiri, pak ditë pasi u prit ngrohtësisht në këtë qytet.
“Është shumë pikëlluese të shohësh pamjet e shkatërrimit nga Izimi, vetëm pak ditë pasi isha dëshmitar i mikpritjes së ngrohtë të këtij qyteti. Shërohuni shpejt Izmir”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/