Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me masat e fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër, shkruan Gazeta Sinjali.
Masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, sigurisht që prekin edhe kryeqytetin, pasi në bazë të këtyre masave, Prishtina hyn në zonën e kuqe dhe që nga nesër pritet të ndalohet kufizimi i lëvizjes për qytetarët duke filluar nga ora 19:00-05:00.
Për këtë arsye, kreu i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo është absurde.
“Ja edhe një absurditet: Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Ja edhe një absurditet:
Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm.
Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!