image Reagojnë nga Shqipëria, Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg

Politikë

Reagojnë nga Shqipëria, Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg

news image

Tensionet që nisën të premtën e javës që shkoi pasi Policia e Kosovës ndërhyri në procesin e futjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave veriore, janë rikthyer përsëri sot në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Reagime anë e mbanë fushës politike pati qysh nga e premtja, të cilat po vazhdojnë edhe gjatë ditë së sotme.

I fundit na vjen nga Shqipëria, kryesisht nga ish-kryeministri shqiptar dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Ai në këtë reagim tha se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë që ta shfrytëzojnë këtë situatë.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar”, thuhet në postimin e tij.

https://www.facebook.com/pandeli.majko/posts/pfbid0XErZ4CipSutmuSgN9nQTSsC4KrfEipFVZJ7CpwLcdEHXmASsiLXQhpWTswdt63wAl?cft[0]=AZXY2bgMuXe2RLM0HSZpmKF_uS7jhTbxiU7aMG1QSHdMOjZjHg3nun-548WKkAFwzO9uyrAtCe-7pTtY9mQ5C_7KWDBsZPEuQuGe7Aw2pAJmToQWmb2r8wc899pl8qlnNlwfV58AakJ_bT1v2YGfhG1N-3llyIEAXM3uvi4u9bCxXVLX5Vw7kQ_1VvcWSiS5Urw&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/