image Reagimi i parë i familjes pas vrasjes së biznesmenit kosovar në Novi Pazar - Sinjali

Reagimi i parë i familjes pas vrasjes së biznesmenit kosovar në Novi Pazar

news image

Pronari i agjencionit për transportin e mallrave dhe udhëtarëve “Selo Tours”, Selajdin Janjeva, është vrarë sonte në Novi Pazar.

Në këtë rast, dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe baxhanaku i tij.

Derisa policia është në kërkim të të dyshuarve, ka ardhur reagimi i parë nga familja e të ndjerit.

Është nipi i Selajdinit, Sebajdin Janjeva, ai i cili ka reaguar për vdekjen e xhaxhait të tij.

“Dheu qoftë i lehtë për ty, Agj”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka shpërndarë lajmin për vdekjen e Selajdinit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin