Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas lajmit për ftesën e Gjykatës Speciale për Zafir Berishën.
Limaj ka thënë se pavarësisht kësaj ftese, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e UÇK-së.
“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë.
Pavarësisht kësaj, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë.
Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës.
Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, thuhet në reagimin e tij. /Gazeta Sinjali/