image Reagimi i Haradinajt për zgjedhjen e Bayerit raportues për Kosovën

Kosovë

Reagimi i Haradinajt për zgjedhjen e Bayerit raportues për Kosovën

news image

​Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zgjedhjes së gjermanit Peter Beyer si raportues për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Haradinaj uroi që zgjedhja e deputetit të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane.

 “Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë votash u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota. Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, shkroi Haradinaj./Gazeta Sinjali/